image Qeveria nuk zbrapset, në mëngjes nis gjobitja për targat ilegale

Siguri

Qeveria nuk zbrapset, në mëngjes nis gjobitja për targat ilegale

news image

Në mëngjes do të nisë shqiptimi i gjobave ndaj qytetarëve të cilët në vetura kanë targa ilegale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani tha për Gazetën Sinjali se referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime.

Më tej Kelani theksoi se në aspektin operacional Policia bën vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga 22 nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, tha Kelani.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës theksoi se sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites.

/GazetaSinjali/