Qeveria në detyrë, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka rithemeluar Komisionin Ndërministror për Investime Strategjike.
“Ndonëse në kohë pandemie, MEPTINIS ka vendosur kontakte të shumta me investitorë potencialë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Kosovës. Ministria është duke shqyrtuar kërkesat e 23 aplikuesve për statusin e investitorit strategjik”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS-it.
Anëtarë të këtij komisioni do të jenë: ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ministri në detyrë i Financave dhe Transferve, Besnik Bislimi, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ministrja në detyrë e Aministrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, kryetari i Komunës në të cilën realizohet investimi strategjik, ministri përgjegjës për sektorin në të cilin realizohet investimi strategjik dhe avokati i përgjithshëm shtetëror, Sami Istrefi./Gazeta Sinjali/