image ATK publikon listën e biznese që duhet të marrin vërtetim për lëvizje

Njoftim/ ATK publikon listën e biznese që duhet të marrin vërtetim për lëvizje

news image

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka publikuar vërtetin për lëvizje të lirë të bizneseve, bazuar në urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) rreth kufizimit të lëvizjes.

Për të marr lejen e lëvizjes, bizneset duhet ta plotësojnë formularin “Vërtetim për lëvizje te lirë” ku duhet të japin të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për me tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve, të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese./Gazeta Sinjali/

Lista e bizneseve

Vërtetim për lëvizje të lirë