image Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një vendim lidhur me zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale

Kosovë

Implementimi/ Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një vendim lidhur me zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës virtuale, ku është marrë vendim që të bëhet ndarja e mjeteve financiare prej 10 milion e 900 mijë eurove për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Në vendimin që e ka siguruar Gazeta Sinjali, thuhet se 8 milionë e 900 mijë euro do të merren nga kategoria e shpenzimeve mallra dhe sherbime, ndërsa  2 milionë euro nga kategoria e subvencioneve dhe transfere.

“Mjetet nga pika 1. i këtij Vendimi në shumë prej nëntë milion e katërqind mijë euro (9,400,000.00 €) euro transferohen ne Ministrine e Ekonomise, Plmesimit, Tregtise, Industrise, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike me kod 204, në nën programin Ndermarresi me kod 49400 dhe atë në kategorinë ekonomike subvencionet dhe transferet shuma prej tetë milion e dyqindeshtatëdhjetedy mijë e tetëqind euro (8,272,800.00 €); dhe në kategorinë ekonomike mallra dhe shërbime shuma prej një milion dhe njeqindenjezeteshtate mijë e dyqind euro (1,127,200.00 €)”, thuhet në pikën 3 të vendimit.

“Mjetet nga pika 1. e këtij Vendimi në shumën prej një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000.00 E) euro transferohen në Ministrinë e Financave dhe Transfereve me kod 201 në nën programin Ndihmat Sociale me kod 00500 ne kategorine ekonomike subvencioneve dhe transfereve”, thuhet tutje në pikën 4 të vendimit të sotëm të qeverisë në detyrë. /Gazeta Sinjali/