Qeveria në detyrë ka miratuar ndarjen e mbi 2 milionë eurove për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të Qeverisë në detyrë, ku është miratuar kërkesa për alokimin e mjeteve buxhetore për transmetuesin publik.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka: Miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimin për “për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 €, të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. ‘Magjistrala’”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!