image Qeveria ndan pagat e specializantëve për muajin qershor

Shëndetësi

Qeveria ndan pagat e specializantëve për muajin qershor

news image

Kabineti i Qeverisë në mbledhjen e cila është mbajtur sot ka marrë vendim për kryerjen e obligimeve për specializantët të cilët janë të angazhuar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij vendimi ata do të paguhen për muajin qershor.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se qeveria e kaluar kishte rritur numrin e specializantëve mirëpo nuk kishte planifikuar buxhetin në kuadër të ligjit mbi ndarjet buxhetore.

Ai ka thënë se shuma vjetore e cila ishte planifikuar për të paguar specializantët ishte shpenzuar në katër mujorin e këtij viti.

Murati është shprehur se me rishikimin e buxhetit do të përfshihen edhe pagat e specializantëve për muajt në vijim.

Përmes këtij vendimi trajtohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve në shumë prej 330 mijë e 600 euro për pagesën e specializantëve për muajin qershor. Marrja e këtij vendimi është i imponuar por me rëndësi të veçantë në mënyrë që të paguhen pagat e specializantëve të cilët janë punësuar për të cilët nuk ishte bërë planifikimi apo buxhetimi i mjeteve siç duhet. Rrjedhimisht ka pasur rritje të numrit të specializantëve mirëpo mos buxhetim të tyre. Andaj ne duhet të zgjidhim këtë problem.” ka thënë ai./Gazeta Sinjali/