Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka ndarë 88 mijë e 620 euro për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit, raporton Gazeta Sinjali.
Këto mjetet janë ndarë nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria “Subvencione dhe Transfere.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, kabineti qeveritar miratoi sot masat e reja antiCOVID, të cilat kufizojnë më së shumti personat të cilët nuk kanë marrë asnjërën nga dozat e vaksinës kundër koronavirusit./Gazeta Sinjali/