image Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale

Kosovë

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale

news image

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale, pak ditë pasi u raportua për mungesë masive të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e sheh shqetësuese mungesën e vazhdueshme të barnave, ndërsa ka thënë se në total janë ndarë rreth 30 milionë euro.

“Ne në vazhdimësi kemi ndarë mjete shtesë për blerjen e barnave esenciale, në rishikim kemi ndarë 8 milionë euro, në mbledhjen e kaluar kemi ndarë edhe 3.7 milionë euro shtesë, ishin edhe 1.5 milionë euro tjera për furnizim me oksigjen që në total ishte rreth 5.2 milionë euro. Është shqetësuese që në ShSKUK vazhdon të ketë mungesë të barnave esenciale dhe shpresoj që të mbyllet kjo sagë dhe të mos ketë më mungesë”, tha Murati./GazetaSinjali/