Në mbledhjen e 118-të të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë Sami Thaqi. Ndërsa, nga 10 mijë euro janë ndarë për dy policët e plagosur, Artur Masori dhe Jetmir Hasani.
Sami Thaqi, u vra mbrëmë gjatë një intervenimi policor në Zhur të Prizrenit. Ai do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
Raportohet se përveç pensionit prej 70% të pagës, Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për ndarjen e 300 eurove shtesë të pensionit familjar mujor për policët e rënë në detyrë. /Gazeta Sinjali/