image Qeveria ndan 10 milionë euro për të luftuar koronavirusin

Kosovë

Shëndetësi/ Qeveria ndan 10 milionë euro për të luftuar koronavirusin

news image

Pa asnjë votë kundër u votua propozimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për planit e gatishmërisë dhe reagim ndaj koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Aprovimi i këtij propozimi, i cili, sipas ministrit Vitia, do të kushtojë 10 milionë e 13 mijë e 295.5 euro, u votua në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Me këtë rast, ministri njoftoi se janë edhe disa raste të tjera të dyshuara me këtë koronavirus, rezultatet e të cilave do të dalin nga laboratori i IKSHPK-së, orëve në vazhdim.

“Në funksion të mbrotjes së shëndetit publik të popullatës dhe menaxhim të situatës epidimologjike me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballafaquar me raste eventuale të këtij virusi, pas shfaqjes së tij, tani edhe në vendet përreth Kosovës, përfshirë së fundmi edhe Republikën e Shqipërisë. Deri në ditën e sotme, në momentin që po flasim, që jam vazhdimisht në kontakt me organet gjegjëse, në laboratorin e mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës janë testuar 62 raste të dyshimta të cilat kanë rezultuar të gjitha kanë rezultuar negative. Gjithashtu, në proces janë duke u testuar diku 5 ose 6 raste të tjera dhe po presim rezultatin në orët në vazhdim”, tha Vitia.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se mostrat për këtë persona janë dërguar për diagnostifikuar në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/