image Mostrat e disa pacientëve të dyshuar për koronavirus në QKUK dërgohen në Shqipëri

Kosovë

Epidemia/ Mostrat e disa pacientëve të dyshuar për koronavirus në QKUK dërgohen në Shqipëri

news image

Mëngjesin e sotëm, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka kërkuar ndihmë në Shqipëri për diagnostifikimin e analizimin e saktë të rasteve të dyshuara për koronavirus në QKUK.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se sot rreth orës 08:00, një punëtor i IKSHP-së është nisur për në Shqipëri për t’i çuar atje për analizë disa mostra të pacientëve të dyshuar për koronavirus.

IKSHP dhe mjekët e Infektivës në QKUK duan të sigurohen për analizat e sakta rreth kësaj epidemie.

Siç mëson Gazeta Sinjali, ata kanë kërkuar që t’i krahasojnë mostrat e pacientëve të dyshuar për koronavirus në Prishtinë me mostrat e personave të infektuar tanimë me virusin Covid-19 në Shqipëri.

Para pak minutash, spitali i Infektivës në Tiranë ka konfirmuar se ka shkuar në 10 numri i pacientëve të infektuar me koronavirus. /Gazeta Sinjali/