Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur online ka miratuar masat e reja për mbrojtje ndaj COVID-19.
Në një konferencë për media, kryeministri Kurti tha se masat antiCOVID do të përditësohen në varësi të situatës pandemike.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se masat që hyjnë në fuqi nga nesër janë:
- Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;
- Largohet maska në hapësira të jashtme
- Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;
- Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;
- Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
- Muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;
- Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet;
- Hapen fitneset.