image Qeveria mban mbledhje, pajtohet me kandidaturat për Guvernator të BQK-së

Politikë

Qeveria mban mbledhje, pajtohet me kandidaturat për Guvernator të BQK-së

news image

Qeveria e Kosovës, përmes një mbledhje elektronike ka bërë të ditur se pajtohet me kandidaturat e propozuara për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së.

Sipas njoftimit, ky vendim do të përcillet për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 150-të me radhë, në mënyrë elektronike, në të cilin ka miratuar vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë mendim lidhur me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Me vendimin e miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe ky vendim do të përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më herët, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se kandidatët për guvernator janë Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.

/GazetaSinjali/