image Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, këto janë masat antiCOVID që po diskutohen

Politikë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, këto janë masat antiCOVID që po diskutohen

news image

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhje online në lidhje me shqyrtimin e masave aktuale kundër koronavirusit.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se masat që janë duke u diskutuar dhe priten të miratohen sot janë:

  • Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;
  • Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;
  • Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;
  • Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
  • Muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;
  • Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Ndërsa nga ora 17:00 kryeministri Kurti dhe ministri Latifi do të dalin në konferencë për media, por nuk dihet nëse është në lidhje me masat antiCOVID.

/GazetaSinjali/