Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të krijoj shtab emergjentë në Telekomin e Kosovës pas shkarkimit të bordit të kësaj ndërmarrje.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Agron Dida dhe Fatban Bunjaku, pritet që të jenë pjesë e këtij shtabi emergjencë.
Në fakt burimet e Gazetës Sinjali i kanë thënë se Dida, veç është duke punuar tash e disa kohë me atë se çfarë duhet të ndryshohet në Telekomin e Kosovës.
Dida kishte qenë edhe në të kaluarën pjesë e Telekomit të Kosovës, ndërkohë që Bunjaku është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Didën i cili ka thënë se nuk ka asnjë informatë për këtë cështje. Ka thënë se për herë të parë po dëgjon prej Gazetës Sinjali.
“Jo nuk di asgjë, për herë të parë po dëgjojë prej teje”, ka deklaruar Dida.
Po ashtu Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me Bunjakun, por që i cili nuk ka kthyer ende përgjigje.
Qeveria Kurti gjatë mbledhjes së sotme ka shkarkuar bordin e Telekomit të Kosovës me kërkesën e ministres së Zhvillimit Ekonomi, Rozeta Hajdari.
Shkarkimi i tyre është bërë për shkak të keqpërdorimeve, shpenzimeve si dhe punësimeve në Telekom të Kosovës./Gazeta Sinjali/