image Avionë me specialistë për situata emergjente mbërrijnë në Shqipëri

Rajon

Tragjedia/ Avionë me specialistë për situata emergjente mbërrijnë në Shqipëri

news image

Në aeroportin e Rinasit sapo ka mbërritur me avion ekipi i ekspertëve të Emergjencave Civile të Greqisë për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare për shpëtimin e njerëzve që gjenden në gërmadhat e objekteve të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që e goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Më herët, edhe Rumania ka nisur ndihmat e para për Shqipërinë, ku një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjente mbërritën në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa numri i të vdekurve nga tragjedia e sotme ka arritur në 15, shtete të shumta i kanë ofruar ndihmë Shqipërisë.

Kosova ka dërguar tri ekipe të FSK-së si dhe Policinë e Kosovës në përpjekje për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve që ende gjenden nën gërmadha. /Gazeta Sinjali/

news image