image Qeveria Kurti nuk pranon të ndriçojë ndërtesën me ngjyra të LGBTI

Kosovë

Komuniteti/ Qeveria Kurti nuk pranon të ndriçojë ndërtesën me ngjyra të LGBTI

news image

Qeveria në detyrë Kurti po heziton që ndërtesën e saj ta ndriçojë me ngjyrat e komunitetit LGBTI, për nder të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Organizata nga komuniteti në fjalë ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, pasnesër, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

Megjithatë, duket se Qeveria në detyrë Kurti po heziton që ta bëj një gjë të tillë.

Në një përgjigje për portalin Kallxo, Arbër Nuhiu i organizatës CSGD ka deklaruar se fillimisht kërkesa ishte aprovuar, por më pas ishte refuzuar pas dy dite.

Një veprim të tillë në ndërtesën e Qeverisë e kishin bërë përvitshëm qeveritë e kaluara nga viti 2014.

“Javën e kaluar kemi kërku prej Zyrës për Qeverisje të mirë, pranë Zyrës së Kryeministrit, kërkesë kemi bo që me e ndriçu ndërtesën e Qeverisë me 17 maj një aktivitet që ndodh rregullisht prej vitit 2014. Me 12 maj, prej Zyrës për Qeverisje të mirë na është konfirmu që kërkesa jonë është aprovu dhe me 17 maj duke fillu prej orës 20:00 në mbrëmje, do të ndriçohet ndërtesa e Qeverisë me ngjyrat e ylberit. Me 14 maj kemi marrë një email tjetër, që opsioni për me e ndriçu ndërtesën ka ra, dhe prej kabinetit të kryeministrit na kërkohen opsione të tjera”, ka thënë Nuhiu.

Kujtojmë që muajin e kaluar mbështetës të shumtë të Vetëvendosjes kishin sulmuar orientimin seksual të Emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell./ Gazeta Sinjali/