image Këto tri ngjyra do të dominojnë në këtë vjeshtë

Modë & Stil

Modë/ Këto tri ngjyra do të dominojnë në këtë vjeshtë

news image

Sezona e vjeshtës gati sa nuk ka filluar dhe disenjatorët veçse kanë prezantuar koleksionet e tyre që priten të jenë në trend për këtë vit.

Në koleksionet për sezonën e vjeshtës, disenjatorët kanë zgjedhur tri ngjyra që do të përdoren më së shumti këtë vit, transmeton Sinjali.

Ja cilat janë tri ngjyrat që do të dominojnë në vjeshtën e 2019-ës:

Ngjyra e verdhë e lehtë

Kjo nuancë e së verdhës është ngjyra tipike e vjeshtës. Gati e njëjtë me ngjyrën e gjetheve të rëna, e verdha e lehtë është lehtësisht e kombinueshme me ngjyrat e errëta si e zeza apo kafta, duke krijuar kështu kontrastin që i duhet look-ut tuaj.

Ngjyra e gjebërt e gjetheve

Kjo ngjyrë është e përshtatshme në mënyrën më interesante me materialet që kanë shkëlqim.

Ngjyra rozë e ngrohtë

Të bashkosh disa nuanca të ngjyrës rozës është thjesht kombinimi perfekt. Nuk ka një look tjetër më energjik për stinën e vjeshtës./Sinjali/