Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit që të zgjasë masat emergjente për furnizimin me energji edhe për një muaj. Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se gjatë muajve në vijim parashihet të përkeqësohet gjendja me energji elektrike.
“Duke pasur parasysh se gjendja mund të përkeqësoshet gjatë dimrit dhe cmimet e importit mund të rriten propozojmë zgjatjen e masave edhe për 30 ditë”, tha ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se gjatë muajve në vijim parashihet të përkeqësohet gjendja me energji elektrike.
“Duke pasur parasysh se gjendja mund të përkeqësoshet gjatë dimrit dhe cmimet e importit mund të rriten propozojmë zgjatjen e masave edhe për 30 ditë.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se javën e fundit janë shënuar përmirësime në konsumin e energjisë. Ajo tha se për shkak të motit të mirë, ka pas ulje të konsumit të energjisë elektrike – gjë që ka ndikuar në ulje të përkohshme të çmimit të rrymës.
Javën e fundmit kemi pa spërmirësim të situatës për shkak të konsumit ka qenë më i vogël për shkak të motit të mirë. Kemi pas një ulje të përkohshme të çmimeve në energji mirëpo mbetet vetëm e p[ërkohshme. Pritet që situate me enegji të jetë problematike gjatë dimrit në vjim”, tha ajo.