Ndërkohë që klubet në Serinë A janë ndarë në dy pjesë, me disa që duan të rifillojnë stërvitjen dhe të tjera që nuk kanë ndërmend të bëjnë këtë hap para se të sigurohen për eliminimin e rrezikut nga koronavirusi, në lojë ka zbritur qeveria italiane.
Kështu kryeministri Giuseppe Conte ka publikuar mbrëmjen e djeshme dekretin e ri të masave të marra për të ndaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës, që ka gjunjëzuar Italinë gjatë muajit të, ndërsa në të është ndaluar stërvitja e klubeve të paktën deri më 13 prill.
Në këtë mënyrë, në mbledhjet e radhës të Ligës së Serisë A, drejtuesit e klubeve do të mund të diskutojnë për çështje të tjera, duke qenë se kjo e stërvitjes u vendos me vendim qeverie, ndërsa parashikimet janë që skuadrat të rinisin përgatitjet rreth fundit të muajit prill.
Vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriel Gravina deklaroi se nëse gjërat do të shkojnë sipas planit, kampionati mund të rifillojë më datën 20 maj, me shpresën për t’u mbyllur brenda mesit të korrikut dhe për të mos cënuar sezonin e ardhshëm.