Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për masat antiCOVID sa i përket organizimit të dasmave në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Përderisa në vendimin e djeshëm thuhej se dasmat lejohen të organizohen në praninë e jo më shumë se dhjetë personave, me vendimin e ri, qeveria ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin, të cilin sot Qeveria u ka përcjellë mediave.
“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në vendimin e djeshëm./Gazeta Sinjali/