Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka mësuar se pika e vetme e kësaj mbledhje elektronike është shqyrtimi i propozim-vendimit për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë këtë propozim-vendim në të cilin shihet se orari i lëvizjes së qytetarëve dhe punës së operatorëve ekonomikë është zgjatur deri në orën 22:00 të mbrëmjes në të gjitha zonat e rrezikut./Gazeta Sinjali/