image Qeveria Hoti planifikon ndryshime në bordin e ShSKUK-së, këta janë anëtarët që do të zëvendësohen

Shëndetësi

Qeveria Hoti planifikon ndryshime në bordin e ShSKUK-së, këta janë anëtarët që do të zëvendësohen

news image

Qeveria Hoti pritet që në mbledhjen e nesërme të marrë vendim për ndryshimin e vendimit të Qeverisë Kurti, të 27 marsit, me anë të të cilit u emëruan anëtarët e bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda ShSKUK-së kanë bërë të ditur se me vendimin e ri do të bëhet ndryshimi i tre anëtarëve të këtij bordi.

Me këtë vendim pritet që Diana Dafota nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës të zëvendësohet me Naim Hoxhën, sipas rekomandimit të ShSKUK-së, nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, sipas rekomandimit të Asociacionit të Komunave, do të zëvendësohet me Vjollca Kadolli nga shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor.

Mirsad Shkreta, për shkak të ndërrimit të kabinetit, pritet të zëvendësohet me Djellor Rizaj nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se do të vazhdojë të mbetet kryesues i këtij bordi.

Në këtë bord, si anëtare do të vazhdojnë të mbesin edhe Argeta Gecaj – Gashi nga QKUK-ja dhe Aida Rexhepi nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës./Gazeta Sinjali/