image Qeveria Hoti ndan gati 10 mijë euro për video-spote lidhur me barazinë gjinore

Financa

Qeveria Hoti ndan gati 10 mijë euro për video-spote lidhur me barazinë gjinore

news image

Qeveria e Kosovës ka ndarë tender për krijimin e video-spoteve për Agjencionin për Barazi Gjinore, shkruan Gazeta Sinjali.

Bazuar në njoftimin e Zyrës së Prokurorimit Publik të Kosovës, kontrata e nënshkruar për këto video-spote kap vlerën e saktësisht 9 mijë e 900 euro.

Aplikimi për këtë tender ka qenë i hapur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës deri më 7 korrik të këtij viti./Gazeta Sinjali/