image Qeveria e shqetësuar me situatën e vërshimeve në Gjermani
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Qeveria e shqetësuar me situatën e vërshimeve në Gjermani

news image

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjet Delija dhe Koxha, që humbën familjarët e tyre nga përmbytjet në Gjermani.

Nga ZKM thonë se po e përcjellin me shqetësi këtë situatë, transmeton Sinjali.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me shqetësim po e përcjellë gjendjen e rënduar pas vërshimeve në Gjermani, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dhjetëra persona ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim. Bazuar në të dhënat zyrtare, deri në orët e paradites së sotme, si pasojë e vërshimeve, ka humbur jetën shtetasi i Kosovës Sh.D. si dhe një vajzë me shtetësi gjermane V.K. , që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës”.

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë nevojë për asistencë të lajmërohen në çdo kohë në konsullatat më të afërta. Ky është numri emergjent i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, që është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

/GazetaSinjali/