Kryeministri Avdullah Hoti ka thirrur mbledhjen e 7-të të qeverisë të hënën e ardhshme, duke filluar nga ora 15:00 në ndërtesën e Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i 8 propozim–vendimeve të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive përkatëse.
Në mesin e propozimi-vendimeve që pritet të shqyrtohen është edhe themelimi i Komisionit Ekzekutiv për luftën, monitorimin dhe reagimin ndaj SarSCoV2 – COVID-19./Gazeta Sinjali/
Ky është rendi i ditës:
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për luftën, monitorimin dhe reagimin ndaj SarSCoV2 – COVID-19 (ZKM)-
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko – Privat (MF)]
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për ricaktimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)
- Shqytrimi i propozim-vendimit për ricaktimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI)
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil (MI)
- Shqyrtimi i popozim-vendimit për caktimin e Kryeinspektorit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)
- Shqyrtimi i propozim-vendimit për vazhdimin e mandatit të anëtarit të Komisionit për kompensimin e Viktimave të Krimit (MD)
- Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikën e Kosovës në lidhje me shkëmbimin e personalit (MM)
- Të ndryshme