Zyra e Kryeministrit njofton se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës.
Qeveria do të mblidhet në ora 16:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri gjatë ditës do të marrë pjesë edhe në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në ora 12:00, Hoti takohet me deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike./Gazeta Sinjali/