image Qeveria holandeze u kërkon falje ushtarëve që shërbyen në Srebrenicë

Evropë

Qeveria holandeze u kërkon falje ushtarëve që shërbyen në Srebrenicë

news image

Qeveria holandeze u ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve të dërguar për të mbrojtur Srebrenicën, gjatë luftës në Bosnje.

Kryeministri Mark Rutte, tha se trupat nuk ishin pajisur për të ndaluar masakrën dhe iu kërkua të kryenin një “detyrë të pamundur”.

Në korrik 1995, rreth 8,000 burra myslimanë u masakruan pasi forcat holandeze u pushtuan nga trupat serbe të Bosnjës, shkruan BBC.

Më parë, qeveritë holandeze kanë këmbëngulur se faji është i OKB-së për dështimin në ofrimin e mbështetjes ajrore.

Por duke folur me veteranët në një bazë ushtarake në Holandën qendrore të shtunën, zoti Rutte pranoi se trupat e forcës paqeruajtëse Dutchbat III kishin luftuar sepse “mandati juaj, pajisjet tuaja dhe mbështetja ushtarake që morët gjatë misionit tuaj ishin të gjitha të pamjaftueshme” për një mision”, që në fund rezultoi e pamundur të realizohej”.

“Sot u kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjitha grave dhe burrave të Dutchbat III. Të gjithë ju këtu dhe atyre që nuk janë me ne sot”, u tha zoti Rutte veteranëve.

/GazetaSinjali/