image Qeveria Haradinaj mblidhet sërish sot, këto janë pikat e rendit të ditës

Priten vendime/ Qeveria Haradinaj mblidhet sërish sot, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Qeveria në largim sot do të mblidhet sërish, për ta mbajtur mbledhjen e 118 me radhë.

Mbledhja do të nis në orën 14:00 teksa në rend të ditës janë 12 pika të cilat do të shqyrtohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Për rregullore, vazhdim mandatesh e propozim-vendime do të diskutohen dhe do të merren vendime në mbledhjen e sotme të qeverisë Haradinaj.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë në largim e cila u mbajt para një jave janë marrë 11 vendime. Nga themelimi i Grupit Punues për themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane dhe vazhdimi i mandatit të dy drejtorëve, e deri te miratimi i programeve, rregulloreve dhe propozimeve të ndryshme, qeveria mori vendime të rëndësishme më shumë se 3 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. /Gazeta Sinjali/