image Qeveria: Haradinaj e priti Kurtin veç tre minuta, më pas u largua

Politikë

Qeveria: Haradinaj e priti Kurtin veç tre minuta, më pas u largua

news image

Qeveria e Kosovës është sqaruar në lidhje me pretendimet e Ramush Haradinajt, që kishte thënë se kishte shkuar në orën 09:00 për tu takuar me Kurtin, por nuk e kishte gjetur aty.

Në sqarimin e kryeministrisë, thuhet se Haradinaj kishte kërkuar që të takohet ndaras me Kurtin, pra me fillim nga ora 09:00 dhe jo në orën 10:00 kur ishte takimi i paracaktuar me Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun.

Por, siç bën të ditur qeveria, Haradinaj erdhi në orën 08:56 në qeveri dhe u largua në 08:59.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, mbrëmë i ka ftuar të tre liderët e subjekteve opozitare në Kuvend për takim të përbashkët me ta, për të dielën në ora 10:00. Ftesës për takim në ora 10:00, i janë përgjigjur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku. Me kërkesë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri Kurti ka pranuar ta takojë atë, sipas propozimit të z.Haradinaj, ndaras, sot në ora 9:00. Z. Haradinaj është pritur nga protokolli i kabinetit në ora 8:56. Takimi nuk është realizuar, për shkak se z.Haradinaj është larguar nga Zyra e Kryeministrit, pas qëndrimit në hollin e pritjes nga ora 8:56 deri në ora 8:59”, thuhet në sqarimin e zyrës së Kryeministrisë. 

/GazetaSinjali/