image Qeveria formon grup punues për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë

Kosovë

Përvjetori/ Qeveria formon grup punues për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë

news image

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, në prag të festës së flamurit, 17 shkurtit, ka formuar një grup punues për shënimin e kësaj dite, raporton Gazeta Sinjali.

Ky grup punues do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Haki Abazi.

“Siç e dini të hënën do ta shënojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe me këtë rast është e nevojshme të kemi një grup punues që do të bëjë finalizimin e përgatitjeve tashmë të zakonshme e tradicionale në shtetin tonë. Me këtë rast propozoj ta kemi një grup punues i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe në kuadër të këtij grupi të jetë edhe ministrja e MKRS-së (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit), Vlora Dumoshi, Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe ministrja e MAPL-së (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal), Emilija Rexhepi”, tha Kurti.

Ky propozim i kryeministrit u miratua nga kabineti qeveritar me shumicë votash.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe 5 ditë nga festa e pavarësisë./GazetaSinjali