Anëtarët e qeverisë finlandeze do të punojnë nga shtëpia, pasi dy anëtarë të kabinetit kishin qenë në kontakt me një person të dyshuar si të infektuar, njoftoi sot qeveria finlandeze.
Rezultatet e testimit për rastin e dyshuar janë ende në pritje.
Në deklaratë thuhej se ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen dhe ministrja e Punësimit, Tuula Haatainen ndodhen në izolim.
Mendohet se të dyja ministret u ekspozuan ndaj virusit të martën, raporton ATSH.
Të nesërmen ato morën pjesë në një takim me anëtarët e tjerë të qeverisë./ Gazeta Sinjali/