image Vetizolohet sekretari amerikan, pati kontakt me një të infektuar me koronavirus

Botë

Vetizolohet sekretari amerikan, pati kontakt me një të infektuar me koronavirus

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është futur në karantinë, shkruan Reuter, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, por do të qëndrojë në karantinë, pasi që ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv për virusin.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha në një deklaratë të mërkurën se Pompeo po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i departamentit dhe nuk pranoi të identifikonte individin që doli pozitiv, duke përmendur arsyet e privatësisë./Gazeta Sinjali/