image Qeveria e Malit të Zi publikon pagat: Kjo është rroga e Abazoviqit

Rajon

Qeveria e Malit të Zi publikon pagat: Kjo është rroga e Abazoviqit

news image

Qeveria e Malit të Zi ka publikuar listën e pagave të zyrtarëve publik për muajin janar të këtij viti.

Bëhet e ditur se tashmë ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka marrë pagë neto prej 2300 eurove.

Në të njëjtin raport thuhet se zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq është paguar 1732 euro, ndërsa sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Zana Prasceviq Milaçiq u pagua 1503 euro.

Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi, zëvendësi i saj, Nikola Kandiq ka fituar 1448 euro në janar.

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Ivana Maloviq ka marrë pagën e muajit janar prej 1478 eurove, ndërsa këshilltari i kryeministrit, Dejan Abazoviq rreth 1670 euro.

Këshilltarja e kryeministrit për media, Ananije Jovanoviq, në janar ishte paguar 1410 euro, ndërsa këshilltari i kryeministrit për siguri, Vojo Lakoviq rreth 1740 euro.

Kryenegociatorja e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Zorka Kordiq, mori një pagë neto prej 1,650 eurove në muajin janar.

Përfaqësuesja e Malit të Zi para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Valentina Pavliçiq, mori një pagë prej pak më shumë se një mijë euro në janar.

/GazetaSinjali/