Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet në orën 11:00.
Në rendin e ditës, të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, mes tjerash do të shqyrtohet propozim-vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt dhe shqyrtimi për themelimin e Komisionit Kombëtar për refugjatë. /GazetaSinjali