image Qeveria e Kosovës siguron mjetet buxhetore për operacionin e FSK-së në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Kosovë

Qeveria e Kosovës siguron mjetet buxhetore për operacionin e FSK-së në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjellë kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballuar Qarku i Kukësit në ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nisur nga kjo Notë verbale, Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë që qeveria të miratojë vendimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet tutje në njoftim.

Qeveria ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit.

Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës, i cili gjen mbështetje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit dhe në Rregulloren për financim dhe dërgim të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, do të procedohet te Presidentja e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe autorizim të dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë në këtë operacion humanitar. /GazetaSinjali/