image Qeveria e Kosovës ndan mbi 310 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

Politikë

Qeveria e Kosovës ndan mbi 310 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen 108 të mbajtur gjatë ditës së premte ka ndarë buxhetin për zgjedhjet që pritet të mbahen në Veriun e Kosovës, saktësisht në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Buxheti i ndarë nga Qeveria për këto zgjedhje është 310 mijë e 183 euro.

“Kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 310,183 euro për mbajtjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje janë marrë edhe dy vendime të tjera; ai për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit “për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore”.

Zgjedhjet për kryetar të katër komunave në Veriun e Kosovës pritet të mbahen me 18 dhjetor.

/GazetaSinjali/