Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila po mbahet në këto momente ka miratuar nismën për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Pika kufitare do të ndërtohet në territorin e Shqipërisë në Shishtavec të Kukësit dhe do të shfrytëzohet vetëm për transportin e udhëtarëve.
Ndryshe në rendin e ditës të Qeverisë janë 20 pika që do të diskutohen.