image Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik

Politikë

Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje për viktimat e aksidentit tragjik

news image

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi dje në Bullgari ku 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën.

Kryeministri Kurti para fillimit të mbledhjes u shprehi ngushëllime viktimave dhe ftoi kabinetin qeveritar për një minutë heshtje.

“Një udhëtim që do të duhej të përfundonte me kujtime të mira, u kthye në tragjedi në aksidentin në Bullgari. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse të lënduarve shërim të shpejt. Në shenjë solidarizimi me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sot në Kosovë është ditë zie. Ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të viktimave”, tha ai.

Ende nuk dihet se si erdhi deri te aksidenti tragjik në Bullgari, ku mbetën të vdekur së paku 46 persona e u lënduan shtatë të tjerë. Por, mediat bullgare raportojnë për tri versione se si mund të ketë ndodhur ky aksident.

Sipas ekspertëve me të cilët ka biseduar Dnevnik, tri versionet se si mund të ketë ndodhur ky rast tragjik janë: mosfunksionimi teknik, gabimi njerëz ose infrastruktura e dobët.

Ka komente të ndryshme se çfarë saktësisht mund të ketë shkaktuar zjarrin, si dhe kur ka ndodhur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të.

Prokuroria bullgare vetëm konfirmoi se ka pasur një shpërthim – arsyet e të cilit ende nuk janë sqaruar.

Sipas ekspertëve edhe versioni i infrastrukturës së keqe nuk duhet përjashtuar./GazetaSinjali/