image Qeveria e Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme

Njoftim/ Qeveria e Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme

news image

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në orën 15:30, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimi është bërë publik përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndërtesen e Qeverisë në orën  15:30”, thuhet në njoftim.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje të qeverisë.

Qeveria mbrëmë në orën 20:00 e mbajti një mbledhje po ashtu të jashtëzakonshme për t’i vendosur masat parandaluese të pandemisë Covid-10, prej të cilave ishte edhe vendimi për mbylljen e shkollave deri më 27 mars. /Gazeta Sinjali/