image Qeveria e konsideron sukses të përbashkët rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave

Sociale

Qeveria e konsideron sukses të përbashkët rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave

news image

Qeveria e Kosovës thotë se i është gëzuar renditjes së Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Në një komunikatë për media, thuhet se kjo është renditja më e lartë e Kosovës ndonjëherë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Qeveria e konsideron sukses të përbashkët përparimin e lirisë së mediave në Kosovë.

“Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2022, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, e rendit Kosovën në vendin e 61-të. Kjo është renditja më e lartë e Kosovës ndonjëherë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit dhe vjen si rezultat i përmirësimit për 17 vende”.

“Do të vazhdojmë të angazhohemi me përkushtim që mediave dhe punëtorëve medialë t’ju krijojmë ambient sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm, në mënyrë që ata të ushtrojnë të lirë dhe të papenguar profesionin e tyre. Mediat e pavarura, të lira, objektive dhe profesionale janë aleatët tanë në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë së lirë e demokratike dhe ruajtjen e saj. Këtë vit, falë vullnetit të shumicës parlamentare në Kuvend, për herë të parë, punonjësit medialë janë përfshirë si kategori përfituese për ndihmë juridike falas.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i urojmë mediat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe i falëndërojmë për bashkëpunimin dhe raportimin e vazhdueshëm për punën e Qeverisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

/GazetaSinjali/