Qeveria e Gjermanisë i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës një donacion në vlerë prej 210 mijë euro transmeton Gazeta Sinjali.
Donacioni përmban laboratorin e gjuhës gjermane, sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i FSK-së, Armend Mehaj i cili ka falënderuar shtetin gjerman për këtë donacion.
“Me këtë rast, falënderova qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/