image Qeveria do t'i ndajë 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit - Sinjali

Qeveria do t’i ndajë 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit

news image

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e saj të radhës, gjatë së cilës pritet të diskutohen 28 pika, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e këtyre pikave është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e të ndjerit Kujtim Veseli, 11-vjeçari që vdiq pas dhunimit seksual që iu bë në Fushë-Kosovë, më 11 korrik të 2019-ës.

Gazeta Sinjali mëson se shuma që Qeveria ka planifikuar të ndajë për familjen e të ndjerit është 20 mijë euro.

Këto mjete do të ndahen nga kategoria e Shpenzimeve të Paparashikuara./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin