image Qeveria do ta ndalojë faljen e namazit të Kurban Bajramit
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Qeveria do ta ndalojë faljen e namazit të Kurban Bajramit

news image

Vendimet për masat e reja të Qeverisë së Kosovës qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 priten të hyjnë në fuqi nga sot.

Gazeta Sinjali mëson se njëra nga vendimet e Qeverisë do të jetë ndalimi i namazit të Kurban Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.

Pritet të ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet fetare.

“Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet fetare në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në propozim-vendim.

Rreth masave të reja që priten të hyjnë në fuqi, anëtarët e kabinetit qeveritar aktualisht janë duke votuar në mënyrë elektronike./Gazeta Sinjali/