Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të angazhojë 422 profesionistë shëndetësorë shtesë për t’u përballur me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mbledhje, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.
Sipas Muratit, kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro