image Qeveria: 60 për qind e popullatës mbi 18 vjet kanë marrë dy dozat e vaksinës antiCOVID - Sinjali

Qeveria: 60 për qind e popullatës mbi 18 vjet kanë marrë dy dozat e vaksinës antiCOVID

news image

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar numrat e personave të vaksinuar me vaksinën antiCOVID.  

Sipas qeverisë, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 60.01% e popullatës mbi 18 vjet.

Ndërkohë 66% e popullatës janë vaksinuar së paku me një dozë.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka filluar më 30 mars të këtij viti.

Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të fillojë edhe vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës antiCOVID.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin