image Qerkini thirrje shoqatave të personave të pagjetur: Mos u takoni me asnjë parti gjatë fushatës

Kosovë

Qerkini thirrje shoqatave të personave të pagjetur: Mos u takoni me asnjë parti gjatë fushatës

news image

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, u ka bërë thirrje të gjitha shoqatave që të mos takohen me përfaqësues të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas tij, shoqatat e personave të pagjetur nuk duhet të politizohen.

Qerkini theksoi se në institucione që merren me këtë çështje duhet të jetë të përfaqësuar të gjithë, por jo të ndërhyhet në punën e shoqatave.

“Unë jo tash, po edhe shumë herë kam folur, kam thënë larg-larg politikës të gjitha shoqatave të personave të pagjetur. Ne jemi njerëz të cilët i kërkojmë më të dashurit tonë, pa dallim të cilët kanë humbur dhe nuk e dimë ku janë”.

“Nuk duam politikë, nuk i duam njerëzit që na dalin në politikë dhe bëj apel nga këtu, asnjë shoqatë mos të lejojë me ju shku brenda në shoqatë kush i ka zyrat se pak kanë zyre, apo të dalin në fushatë”.

“Të gjitha komisionet duhet të jenë të përbashkëta dhe të kërkohet edhe pse kemi komisionin qeveritar, grupin punues e kemi edhe shumë tjera, por për mua, nuk çon peshë, tjetër gjë është kush të përkrah më shumë, mirëpo ne si shoqata nuk guxojmë të politizohemi apo të lejojmë politika me na u fut brenda në shoqatë”, ka thënë ai për EO.

Partitë politike kanë nisur gjatë së mërkurës fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për zgjedhjet e 14 shkurtit./Gazeta Sinjali/