Burim Meta, deputeti i “Guxo” është penguar mbrëmjen e sotme gjatë një lidhjeje direkt për T7 nga disa qenë endacakë.
Teksa fliste, Meta u ndërpre për pak çaste, pasi dy qenë iu afruan gjatë momentit kur deputeti po jepte intervistë.
Më pas në video shihet Meta që tenton t’i largojë, por ata insistojnë të qëndrojnë afër deputetit.
“Pa rreziqe, ishte një e papritur”, tha Meta në fund.