image Qentë endacakë/ Komuna e Prishtinës ndan 350 mijë euro për t’iu bërë “qarja”

Sociale

Qentë endacakë/ Komuna e Prishtinës ndan 350 mijë euro për t’iu bërë “qarja”

news image

Qytetarët e Komunës së Prishtinës tash e disa vite janë duke u rrezikuar nga qentë endacakë. Numri i madh i qenve të pranishëm në të gjithë kryeqytetin ka bërë që shumë qytetarë të jenë cak i sulmeve të tyre.

Kryetari i tanishëm i Prishtinës, Përparim Rama, qysh në fillim të mandatit kishte premtuar zgjidhje këtë problem.

Së fundmi, Komuna e Prishtinës ka hapur tender të ri për trajtimin e qenve endacakë.

Dje komuna e Prishtinës ka hapur tender për këtë çështje.

E për t’iu bërë qarja e qenve, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të ndahen 350 mijë euro.

Sipas njoftimit të komunës, trajtimi i qenve endacak do të ndahet në 7 grupe ku do të përfshihen të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe zonat rurale.

“Trajtimi i qenve endacak sipas përshkrimit teknik të dhënë në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për pranim të tenderëve 23 maj 2022.

Për detaje më të hollësishme të tenderit klikoni KËTU

/GazetaSinjali/