Ecja në rrugë e qytetarëve të Kosovës vazhdon të jetë një rrëzik në shumicën e kohës nga qentë endacak. Qytetarët pothuajse çdo ditë raportojnë për sulm apo tentim-sulm që përjetojnë nga ta.
Një sulm i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku një grua është kafshuar nga qentë endacak.
Rasti ka ndodhur te Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes i ka publikuar në Facebook gazetari i televizionit publik, Bashkim Vishaj.
Ambulanca shihet në vendin e ngjarjes dhe teksa i jep ndihmën e parë gruas.